Joern Rohde thotë se do të jetë ambasadori i fundit gjerman i cili do të pyetet për liberalizimin e vizave.
“Po, unë jam i fundit”, deklaroi ai.
Madje, ai është optimist se kosovarëve do t’iu hiqen vizat këtë vit.
Që të ndodhë kjo Franca duhet të ndryshojë qëndrim, diçka që ambasadori gjerman s’e komenton duke thënë vetëm se Gjermania mendon se heqja e regjimit të vizave për Kosovën është vonuar.
“Lidhur me këtë duhet t’i pyesni ata. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë edhe gjatë vizitës së fundit të ministres dhe ministrit vitin e kaluar. Për ne kjo çështje është vonuar dhe ky është mendimi edhe i shumicës së vendeve të tjera. Mendoj se ai ka më shumë gjasa të vijë herët, sesa vonë. Dhe unë nuk jam vetëm ambasadori i fundit. Shpresoj se liberalizimi do të vijë këtë vit”.
Ambasadori gjerman ka folur edhe për marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë për të cilat thotë se po zhvillohen, derisa shton se vendi i tij është investitori më i madh në Kosovë.
Por, a ekziston rreziku që Gjermania ta tërheqë të gjithë fuqinë punëtore nga Kosova, pasi ka një numër të madh të kosovarëve që duan të largohen nga Kosova për të jetuar dhe punuar në këtë vend?
“Unë jam ambasador gjerman dhe me këtë më duhet të marr dy vendime të vështira. Gjermania është një vend i vjetër. Imigrimi është mirë për Gjermaninë, por jo aq mirë për Kosovën. Ju jeni vendi më i ri në Evropë. Mirëpo emigrimi dhe imigrimi gjithmonë janë çështje individuale. Ne jetojmë në një demokraci dhe çdo vit nga Gjermania emigrojnë 300.000 gjermanë që shkojnë në vende të ndryshme. Disa edhe kthehen”.
“Ne kemi projektprograme këtu përmes së cilave kthehen edhe kosovarët që kanë një kualifikim dhe ne i mbështesim ata që kthehen për të ndihmuar në ngritjen e vendit të tyre. Prandaj edhe përpiqemi që të përmirësojmë edhe kushtet: më shumë investime, më shumë siguri ligjore, arsim më të mirë profesional, arsim profesional dual. Edhe një herë: emigrimi është vendim individual. Edhe prindërit e mi kanë emigruar nga Gjermania në vitet ’50, sepse situata ekonomike në Gjermaninë e pasluftës nuk ka qenë aq e mirë, por më vonë janë kthyer dhe kjo mund të ndodhë gjithherë”, tha ai në KlanKosova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët