LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të ikte në Turqi, kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Tentoi të ikte në Turqi, kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Një aksion i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Turke ka çuar në arrestimin e një 49-vjeçari i cili është i dënuar në vendin tonë për vrasje.

Petro Tane nga Kuçova, i cili përdor dhe identitetin e dytë Petrit Tabaku, po tentonte të futej në Turqi me dokumente të falsifikuara. Por pas marrjes së informacionit, u organizua menjëherë operacioni policor i koduar “Behram” që u finalizua me arrestimin e 49-vjeçarit Petro Tane.

Gjatë gjithë kësaj kohe në arrati, mësohet se Tane jetonte në Greqi përpara se të tentonte udhëtimin drejt Turqisë.


Policia turke e arrestoi dhe e depërtoi në Rinas, duke iu dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Petro Tane ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 1997 ka vrarë me automatik A.S. në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Në vitin 2006 ai u dënua në mungesë me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi. /tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori