LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM paraqet interpelancë për Xhaferin, Besa do të japë mbështetje

OBRM-PDUKM paraqet interpelancë për Xhaferin, Besa do të japë mbështetje

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së ka dorëzuar interpelancë kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili dje urdhëroi mbylljen e sallës plenare për shkak të numërimit.

Nikolla Micevski, koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, para mediave nuk i ka bërë thirrje LSDM-së që të votojë për shkarkimin e kryeparlamentarit.


“E drejta e lëvizjes dhe e mendimit të deputetëve nuk mund dhe nuk duhet të kufizohet. Salla mbyllet vetëm, sipas nenit 97, kur votohet për votim me emër. Dyert janë të mbyllura dhe nuk lejohet dalje përderisa zgjat deklarata individuale me kërkesë të një deputeti”, tha Micevski.

Nga Lëvizja Besa për “Lokalno” thonë se do ta mbështesin interpelancën e Xhaferit, duke sqaruar se ai “nuk ka besueshmëri për të kryer detyrën”.

“Talat Xhaferi padyshim që pas ngjarjeve të fundit nuk ka besueshmëri për të kryer detyrën e kryetarit të Kuvendit. Deputetët e Besës do ta mbështesin interpelancën, por më e rëndësishmja është që mazhoranca qeverisëse të kuptojë se po e çon vendin gabim dhe prandaj duhet të shkojmë një orë më herët në zgjedhjet parlamentare”, theksojnë nga Besa.

Më herët edhe partia “E Majta” ka njoftuar se Xhaferi ka kryer krim dhe se do ta mbështesin interpelancën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori