LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrja ruse mund të rindezë luftën në Ballkan, paralajmëron sekretarja e Jashtme britanike

Ndërhyrja ruse mund të rindezë luftën në Ballkan, paralajmëron sekretarja e Jashtme britanike

Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta çojë rajonin përsëri në luftë, paralajmëroi sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, teksa i bëri thirrje Perëndimit që të mos e tolerojë Presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Truss akuzoi Moskën se ka ushtruar një ndikim “keqdashës” mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë me taktika të pista, gjatë një vizite që bëri ajo në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.

“Historia tragjike e këtij vendi është një kujtesë e asaj që ndodh kur ne dështojmë t’i rezistojmë agresionit. Gjërat përkeqësohen, nuk bëhen më mirë”, tha ajo.


“Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta”.

Ajo premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të dyfishojë mbrojtjen e paqes në vend dhe do t’i rezistojë agresionit rus në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, të cilin Putini e sheh si pjesë të sferës së tij të ndikimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
MPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend

MPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend

Kroacia
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Kalo në kategori