LAJMI I FUNDIT:

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Nëntë raste pozitive me Coronavirus janë konfirmuar sot (e enjte) në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 468 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.


Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 127.

Në 24 orët e fundit, MSh njofton janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.791 doza të vaksinës.

822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/