Totti flet nga Tirana për stadiumin, finalen, Marash Kumbullën dhe gjithçka tjetër
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, gjenden në Tiranë, nga ku do ta ndjek finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoordit.
Ai ka dhënë sot një intervistë për Top Channel, ku ka folur rreth Romës, finales, Marash Kumbullës dhe vizitës në Shqipëri.
Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë?
E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të thotë që diçka të mirë ke bërë.
Për stadiumin ka patur kritika sa i përket kapaciteti, sidomos ju në Itali pasi Roma ka shumë tifozë.
Le të themi që stadiumi i finales vendoset përpara skuadrave që arrijnë për ta luajtur atë ndeshje dhe çdo skuadër që arrin atje, tifozët e saj do ta donin të trefishuar kapacitetin e stadiumit. Megjithatë mund të them se stadiumi është shumë i bukur, i vogël por i bukur, të paktën si duket nga jashtë por do të kem mundësinë ta shoh edhe nga brenda.
Për ju është hera e parë këtu në Shqipëri në Tiranë?
Kam qenë edhe disa herë të tjera, kështu kalimthi, jo si turist.
Të gjithë flasin për Mourinhon tani, ndërkohë që nëse do të gjejnë edhe ty do ta keni të vështirë të qarkulloni.
Atëherë mos i themi asgjë askujt, bëj shaka pasi tashmë të gjithë e dinë se unë do të jem këtu për të parë ndeshjen, por kjo është diçka sekondare për nga rëndësia apo diçka që lidhet me imazhin e kësaj ndeshjeje, pasi sot duhet të mendojnë për finalen dhe kaq. Këtu më ka ftuar federata dhe UEFA për të parë këtë ndeshje por gjithsesi edhe Roma sepse dihet lidhja.
Si e shihni këtë finale ?
Finalja është një ndeshje më vete, një ndeshje shumë e vështirë le të lutemi që ta fitojë Roma por më mirë mos të themi gjë përpara, le të shohim se çfarë do të ndodh.
Roma ka 31 vite pritje për një finale evropiane, një kohë edhe më e gjatë pa trofe ndërkombëtarë.
Kanë kaluar shumë kohë që Roma nuk arrin dhe nuk fiton një finale evropiane, për këtë arsye mendoj se ka ardhur momenti i duhur për ta fituar këtë finale dhe për të çuar në Romë një trofe ndërkombëtarë.
Dy fjalë për Kumbullën mbrojtësin e Romës dhe të përfaqësueses sonë?
Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë, sa herë është aktivizuar ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtarë i rëndësishëm një lojtar i domosdoshëm për ekipin dhe për këtë arsye çdo skuadër në Itali do ta donte.
Një parashikim për ndeshjen sot?
Si tifoz i Romës do të preferoja që të fitonte Roma, por është një ndeshje finale dhe gjithçka mund të ndodh. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?