Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere nuk e kanë miratuar ndryshimin në parim të Ligjit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).
Me anë të një shkrimi në Facebook drejtuar Qeverisë Kurti, Tahiri ka thënë se me vendime anti-ligjore vetëdijshëm po e dërgojnë vendin në kolaps energjetik.
“Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore”, ka shkruar shefi i deputetëve të AAK-së.
Ai tutje ka përmendur edhe Ligjin e Pagave i cili ende nuk është dërguar në Kuvend për miratim, duke thënë se është pluhurosur në sirtarët e zyrave të ministrave.
“Qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat. Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!”, ka përfunduar Tahiri në statusin e tij.
Pasi ndryshimi në parim i Ligjit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti) nuk u miratua nga deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ky Projektligj do të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës pa miratimin e këtij komisioni apo Qeverisë.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu në një prononcim për Telegrafin tha se beson që deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve për të votuar tërheqjen e kursimeve nga Trusti.
“Votat janë të deputetëve, besoj se do të dëgjojnë zërin e qytetarëve për të votuar Trustin në Kuvend”, ka thënë Haxhiu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit
Zbulo produktet më të reja në Evapify
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation
Përfitimet nga Resveratroli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete