BE rekomandon reformë gjithëpërfshirëse tatimore në Maqedoninë e Veriut
Këshilli i BE-së sot i shpalli rekomandimet nga dialogu i djeshëm i përbashkët për ekonominë dhe financat ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në të cilin secili shtet dorëzoi planet e veta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut rekomandon përdorimin e hapësirës fiskale në Buxhetin për vitin 2022 për të zbutur pasojat e mundshme të goditjeve ekonomike përmes mbështetjes së synuar për familjet dhe kompanitë më të cenueshme. Vendi në planin e tij fiskal afatmesëm për Buxhetin për vitin 2023 duhet të parashikojë uljen graduale të deficitit primar për t’u kthyer në nivelin e para krizës, pra në vitin 2019”, rekomandon BE-ja, njofton AIM nga Brukseli.
BE vlerëson gjithashtu se në Ministrinë e Financave duhet të krijohet një njësi e menaxhimit të investimeve publike dhe të sigurohet funksionimi i duhur i saj.
Rekomandohen gjithashtu reforma gjithëpërfshirëse tatimore dhe ndryshime ligjore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e të ardhurave duke zgjeruar bazën tatimore.
Rekomandimi i dytë për pjesëmarrësit në dialogun ekonomiko-financiar është që të dorëzojnë në Kuvend ligjin e ri për partneritet publik-privat. Zbatimi i këtij partneriteti duhet të sigurohet nëpërmjet një regjistri funksional të partneritetit publik-privat, si dhe monitorimit qendror të të gjitha rreziqeve fiskale nga Ministria e Financave.
“BE-ja dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord se është e nevojshme të analizohen me kujdes zhvillimet e çmimeve dhe të përgatiten për të shtrënguar politikën monetare në mënyrë që të ruhet stabiliteti i çmimeve në afat të mesëm. Është e rëndësishme të ruhet pavarësia e bankës qendrore, shtojnë nga BE-ja, ndërsa për këtë qëllim të përjashtohet Banka Popullore nga ligji për nëpunësit publikë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Sot dhe nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup
Konfiskohen armë si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, arrestohet një person në veri të Mitrovicës
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës