Çmimi i gazit ka zbritur në nivelet e para nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Rritjet e tre muajve të fundit janë “fshirë” dhe pse furnizimet ruse vijojnë të reduktohen. Gazi kushton ende katërfish më shtrenjtë se një vit më parë, por aktualisht kushton 85 euro për MegaWatt për orë.
Gazi në këtë mënyrë ka fshirë çmimin e grumbulluar në tre muaj luftë në Ukrainë duke u kthyer në nivelin fillestar. Nëse në 23 shkurt, një ditë para pushtimit çmimi ishte 87.5 euro për MWh, në 7 mars çmimi shkoi deri në 345 euro.
Nga ana tjetër drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh se çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të rriten në mënyrë shokuese dhe kjo situatë sipas saj është në qendër të shqetësimeve për perspektivat e zhvillimit të ekonomisë në botë.
Ajo shtoi se në një moment që çmimet e energjisë elektrike po korrigjohen, ato të produkteve ushqimore vijojnë të rriten nga dita në ditë.
E pranishme në një panel të Forumit Botëror (WEF) për perspektivat ekonomike botërore, ajo këmbënguli në faktin se FMN nuk pret – megjithëse as nuk e përjashton – mundësinë e një recesioni botëror. Georgieva tha se janë ulur perspektivat e rritjes ekonomike në muajin prill për 143 vende. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City