LAJMI I FUNDIT:

Votimi i emigrantëve shqiptarë mundësohet në vjeshtën e vitit 2023

Votimi i emigrantëve shqiptarë mundësohet në vjeshtën e vitit 2023

Brenda vjeshtës së vitit 2023 do të jetë gati procesi për votimin e emigrantëve nga jashtë Shqipërisë, ka thënë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në fjalën e tij gjatë Konferencës Kombëtare të Nivelit të Lartë me temë “Votimet nga jashtë, koha është tani!”, Celibashi ka ftuar partitë politike që të behen pjesë e procesit.

“Partitë politike janë të ftuara për t’u bërë pjesë e procesit për votimin nga jashtë, do të konsultohet që në fillim drafti me të gjithë, synojmë ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta që vjen”, tha Celibashi.


Celibashi tha se do të duhet të miratohet një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë.

Gjithashtu e pranishme në konferencë, Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim deklaroi se tashmë ka ardhur koha që të merren masat e nevojshme, për të bërë të mundur votën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Kim vuri theksin edhe te zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, për të cilat tha se ishin të mira, por jo perfekte.

“Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira por jo perfekte, të gjithë e dimë këtë. SHBA-të mirëpresin mundësi si kjo e sotmja për të punuar me partnerë dhe institucione të qeverisë shqiptare për të adresuar problemet e vazdueshme në zgjedhje, përfshirë të drejtën e diasporës për të votuar. Një e drejtë që parashikohet nga Kushtetua. Ne nxisim fuqimisht punën serioze dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet më të larta”, u shpreh dipolmatja.

Ndër të tjera, Kim tha se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat të cilat janë të nevojshme për të forcuar institucionet e Shqipërisë, si reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi.

Konferenca Kombëtare u organizua nga KQZ dhe OSBE-ja.

Konferenca do të shërbejë si një platformë diskutimi ku do të bashkohen përfaqësues të Kuvendit, partive kryesore politike, institucioneve shtetërore, diasporës, partnerëve ndërkombëtarë, si dhe ekspertëve dhe aktorëve të shoqërisë civile, për të diskutuar mbi çështje që lidhen me krijimin e kushteve dhe zbatimin e masave, për të mundësuar votimin jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori