LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu në Kroaci, përplaset me sekretaren serbe të Drejtësisë: Ju pëlqeu apo jo Kosova është shtet i pavarur – vendi juaj ka kryer krime  

Haxhiu në Kroaci, përplaset me sekretaren serbe të Drejtësisë: Ju pëlqeu apo jo Kosova është shtet i pavarur – vendi juaj ka kryer krime  

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke marrë pjesë në konferencën rajonale “Kultura e integritetit, parandalimi i korrupsionit” që po mbahet në Kroaci.

Gjatë diskutimit në panel, ministrja Haxhiu ka pasur një përplasje me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, Bojana Shqeanoviq, pasi që kjo e fundit iu referua Kosovës si “Kosova e Metohija”.

Telegrafi ka siguruar momentin kur ministrja Haxhiu i përgjigjet ashpër sekretare serbe duke i thënë se “Kosova është shtet i pavarur që nga vitit 2008”.


“Kosova është shtet i pavarur që nga viti i 2008, dhe ju pëlqeu apo jo kjo është fare pak e rëndësishme. Republikën e Kosovës e kanë njohur më shumë se 100 shtete dhe sigurisht jemi duke punuar që Republika e Kosovës të njihet edhe nga shtete tjera”, i është kundërpërgjigjur Haxhiu.

Ajo më tej ka kërkuar nga sekretarja serbe që të kërkoj falje për krimet që ka kryer vendi i saj.

“Ju përfaqësoni një vend që ka kryer krime të luftës qoftë në Kroaci, Bosnje apo edhe Kosovë. Andaj duhet të kërkoni falje për krimet që i ka bërë vendi juaj”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori