LAJMI I FUNDIT:

Lia e majmunit po i afrohet Maqedonisë së Veriut, Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lia e majmunit po i afrohet Maqedonisë së Veriut, Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Majmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast në Greqi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara. Ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra dhe lodhje janë disa nga simptomat e hershme të lisë së majmunit. Epidemiologu, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për sëmundje Infektive Nevzat Elezi thotë se nuk ka hapësirë për panik.

Ajo që shqetëson popullatën janë ndryshimet lëkurore, të cilat quhen edhe si ethet e lëkurës në formë të puçrrave dhe një pamje e tillë, veçanarisht në ekstremitete të duarve, shqetëson popullatën dhe krijon panik. Nuk ka diçka shqetësuese, sepse nuk përhapet në mënyrë ajrore, tha epidemiologu Nevzat Elezi.

Mjeku Nevzati thotë se është sëmundje sezonale karakteristike për stinën e pranverës dhe verës. Pre e këtij virusi janë personat me imunitet më të brisht, ndërsa vdekshmëria është në përqindje shumë të ulët.


“Është një sëmundje që përhapet përmes kontaktit, te i sëmuri ka simptoma në lëkurë dhe prandaj përhapja nuk është masive. Nuk lë pasoja më të rënda dhe nuk llogaritet sëmundje vdekjeprurëse”, tha Elezi.

Nga Instituti i Shëndetit publik na thanë se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me këtë virus në vendin tonë dhe se po e ndjekin situatën. Shkencëtarët besojnë se shpërthimi i sëmundjes nuk do të jetë si epidemia e koronës, sepse transmetimi i sëmundjes nuk është aq i lehtë sa SARS-Cov-2./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori