LAJMI I FUNDIT:

Andrea Bocelli do të këndojë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Andrea Bocelli do të këndojë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Muzika e dasmës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker do të jetë e paharrueshme.

Andrea Bocelli do të performojë në dasmën e çiftit në Itali të dielën mbrëma, ka konfirmuar People.


Në ceremoni ylli italian i muzikës do të marrë pjesë me gruan e tij, Victoria Bocelli.

Foto: GC Images

Bocelli, 63 vjeç, është një tenor italian i operës, i cili njihet më së shumti për thellësinë dhe emocionin e muzikës së tij. Ai po përgatitet për një turne evropian me shfaqjen e tij të radhës më 27 maj në Mannheim të Gjermanisë.

Dasma Kardashian-Barker do të zhvillohet në Castello Brown, një shtëpi historike në Portofino të Italisë, diku pasditen e së dielës (22 maj).

Foto: GC Images

Kourtney dhe Barker janë parë në disa vende italiane me familjen dhe miqtë. Të shtunën (21 maj), të ftuarit morën pjesë në një drekë para dasmës në San Fruttuoso të Italisë, me nusen dhe dhëndrin.

Kourtney e veshur me një vello të zezë dhe një minifustan të zi me një emblemë të Virgjëreshës Mari.

Kourtney dhe Barker u fejuan në tetor . Ata tashmë janë “martuar” dy herë – një herë në një “dasmë praktike” dhe një herë legalisht për t’u përgatitur për ceremoninë italiane.

Foto: Getty Images

E para ishte një natë spontane në në Las Vegas gjatë muajt prill, ku Kourtney dhe Travis u “martuan” nga një imitues i Elvis Presley.

Javën e kaluar, Kourtney dhe Barker u martuan zyrtarisht në një gjykatë në Kaliforni – këtë herë me një licencë martese.

Foto: Getty Images

Themeluesja e “Poosh” ndau foto bardh e zi të rastit – duke përfshirë çiftin në një makinë kabriolet me një shenjë ku shkruhej “të sapomartuar”.

Beyonce mbërrin në Itali për të marrë pjesë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
Lexo po ashtu Beyonce mbërrin në Itali për të marrë pjesë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Familja e përzier e Barker dhe Kourtney përfshin gjashtë fëmijë – Kardashian ndan djemtë Mason dhe Reign, dhe vajzën Penelope me ish-partnerin, Scott Disick.

Teksa, Barker ndan djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori