LAJMI I FUNDIT:

Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinë të detyrueshme për ata që janë prekur nga Lija e majmunëve

Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinë të detyrueshme për ata që janë prekur nga Lija e majmunëve

Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur një karantinë të detyrueshme për njerëzit e prekur nga Lija e majmunëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata me simptoma do të duhet të izolohen derisa plagët e tyre të fillojnë të shërohen, gjë e cila pritet të jetë rreth tre javë.


Kështu, Grupi i Vlerësimit të Riskut të Belgjikës (RAG) dhe autoritetet shëndetësore thanë se të infektuarit do të duhet të izolohen për 21 ditë.

Ndryshe, siç është raportuar atje ka pasur një shpërthim të lidhur me një festival homoseksualësh të quajtur Darklands, ku tre pjesëmarrës rezultuan pozitivë.

Lija e majmunëve: Të shqetësohemi apo 'të mos merremi me të'?
Lexo po ashtu Lija e majmunëve: Të shqetësohemi apo 'të mos merremi me të'?

Organizatorët thanë: “Ka arsye për të supozuar se virusi është sjellë nga vizitorë nga jashtë në festival pas rasteve të fundit në vende të tjera”.

Ata qarkulluan informacione paralajmëruese nga qeveria duke thënë se të infektuarit do të duhej të izoloheshin për tri javë dhe të shmangnin çdo kontakt seksual fizik.

Gjatë javës së fundit, shqetësimet janë rritur për përhapjen e Lisë së majmunëve, një sëmundje virale e cila zakonisht është e rrallë dhe gjendet kryesisht tek ata që së fundmi kanë udhëtuar në Afrikë.

Bëhet fjalë për Linë e majmunëve për të cilën thuhet se tanimë ka rreth 100 raste të konfirmuara në disa vende në botë – si në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, duke ngritur frikën se virusi mund të jetë duke u përhapur.

Dhe të dielën, Izraeli dhe Zvicra janë bërë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e Lisë së majmunëve, duke e rritur më tej numrin e përgjithshëm të vendeve që kanë raportuar për raste të tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori