LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane hasi në pasagjerin që kishte leje të qarkullimit dhe veturë me targa të viteve 1950

Policia gjermane hasi në pasagjerin që kishte leje të qarkullimit dhe veturë me targa të viteve 1950

Policia gjermane e ndaloi në autostradë një shofer për shkak të targave të ish-Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), një shtet që nuk ekziston prej më shumë se tre dekadash.

Më pas, me kërkesën për të identifikuar veten, burri ka nxjerrë një pasaportë me stemën e RDGJ.

Kjo e fundit u shua nga ribashkimi i dy gjermanive menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit dhe asnjë nga dokumentet personale të asaj epoke nuk ka qenë në fuqi për një kohë të gjatë.


Burri më në fund i tregoi një dokument të vlefshëm, një patentë shoferi patrullës në parkingun pranë Chemnitz, pikërisht në Gjermaninë Lindore, dhe u identifikua pozitivisht.

Tashmë do të duhet të shpjegojë në gjykatë se pse ai drejtonte një veturë të paregjistruar dhe të pasiguruar ndërsa ka të ngjarë të dënohet për keqpërdorimin e targave.

Ndërkohë policia i ka sekuestruar targat DDR dhe pasaportën ndërsa vetura është kthyer në shtëpi me shërbim rimorkimi. /Telegrafi/