LAJMI I FUNDIT:

Finlanda thotë se Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz natyror

Finlanda thotë se Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz natyror

Rusia ndaloi eksportet e gazit natyror në Finlandë, sipas një deklarate nga firma shtetërore finlandeze e energjisë Gasum.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit do të ndalen”, tha CEO i Gasum, Mika Wiljanen.

Kompania ishte përgatitur për një situatë të tillë dhe nuk do të ketë ndërprerje në rrjetin e furnizimit me gaz në muajt e ardhshëm, shtoi ai.


Gasum do t’i kthehet furnizimit me gaz nga burime të tjera për të shërbyer stacionet e karburantit, thuhet në deklaratë, raporton cnn.

Media shtetërore ruse, TASS konfirmoi ndalimin e eksportit, duke përmendur “mospagesën” si arsyen e vendimit të firmës ruse, Gazprom.

Kjo e fundit ka vazhduar të kërkojë nga vendet evropiane të paguajnë për gazin rus në rubla, pasi presidenti Vladimir Putin tha në mars se kombeve të huaja “jomiqësore” do t’iu shkurtohej furnizimi nëse nuk do të ndryshonin monedhën.

Në një deklaratë të martën, Gasum hodhi poshtë skemën e propozuar të pagesës së rublave dhe tha se do ta dërgonte Gazpromin në arbitrazh për këtë çështje.

Eksportet e gazit rus përbëjnë vetëm 3 për qind të përzierjes totale energjetike të vendit nordik – që përfshin energjinë e prodhuar nga biokarburantet dhe burimet bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Azia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Kalo në kategori