LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e reja tregojnë se nuk kishte pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë izraelite para vrasjes së gazetares palestineze

Pamjet e reja tregojnë se nuk kishte pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë izraelite para vrasjes së gazetares palestineze

Videoja më e re dëshmon se para vrasjes së gazetares së Al Jazeera, Shirren Abu Akleh, protestuesit kanë qëndruar të qetë dhe nuk e kanë provokuar policinë izraelite.

Sipas kolegëve të gazetares dhe dëshmitarëve në vendngjarje, 51 vjeçja Abu Akleh, u vra nga një ushtar izraelit ditën e 11 majit ndërsa mbulonte rastin e një bastisje ushtarake në qytetin e pushtuar Jenin të Bregut Lindor, transmeton Telegrafi.

Policia izraelite rrahu njerëzit që bartnin arkivolin e gazetares së vrarë palestineze, Shireen Abu Akleh
Lexo po ashtu Policia izraelite rrahu njerëzit që bartnin arkivolin e gazetares së vrarë palestineze, Shireen Abu Akleh

Video, e cila u regjistrua nga një banorë i Jeninit dhe u verifikua nga Al Jazeera, tregon se në momentet kritike nuk kishte ndonjë zhurmë ose shenjë se aty kishte përplasje, ashtu siç thuhej nga ana e izraelitëve.


Në video shihen disa njerëz duke buzëqeshur dhe biseduar me disa njerëz tjerë, duke përfshirë edhe Abu Akleh dhe disa kolegë të saj, të cilët kishin të veshur disa xhaketa të kaltra ku ishte e shkruar fjala “media”.

Abu Akleh dhe disa gazetarë të tjerë u panë duke ecur në drejtim ku ishin ushtarët izraelit përpara se të fillonin të shtënat.

Disa momente më vonë njerëzit filluan të iknin nga vendi i ngjarjes, por që gazetarja Abu Akleh u pa e shtrirë në tokë pasi që u qëllua për vdekje.

Pamjet tregojnë momentet e vdekjes së gazetares Al Jazeera - palestinezja dyshohet se u vra nga izraelitët
Lexo po ashtu Pamjet tregojnë momentet e vdekjes së gazetares Al Jazeera - palestinezja dyshohet se u vra nga izraelitët

Ndryshe, 51-vjeçarja ishte gazetare palestineze me nënshtetësi amerikane dhe punoi për 25 vjet si reportere e Al Jazeeras dhe ishte një emër i njohur në të gjithë Lindjen e Mesme.

Më 11 maj 2022, ajo u qëllua dhe u vra ndërsa mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
MPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend

MPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend

Kroacia
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Kalo në kategori