Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por se nuk do të ketë asociacion në baza etnike ashtu sikurse po kërkon Beogradi.
Kurti tha se dëshiron që procesi i dialogut të përfundojë me njohje reciproke.
“Nuk ka hapa pas, por Serbia ka mbetur pas, pasi që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë Kosovën. Biden ka thënë duhet të ketë normalizim të plotë e cila në qendër ka njohje reciproke. Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia nuk është. Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog. Neve na duhen marrëdhënie normale me Serbinë, por për këtë duhet të ndryshojë Serbia. Kosova është në rregull. Ata që nuk janë në rregull duhet të ndryshojnë. Tash është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, por e kemi problem rreshtimin e Serbisë krahas Rusisë, pasi Serbia po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit. Këtu SHBA e kanë rolin vendimtar për ta ndryshuar situatën për më të mirë”, ka thënë Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës, derisa ndodhet për vizitë në SHBA.
Kurti ka thënë se vizita e tij kishte për qëllim që të ketë sa më shumë investime dhe siguri për Kosovën.
“Kosova është një storie suksesi dhe e ndihmës së NATO-s e SHBA-së dhe ky rrëfim i suksesit duhet të mbrohet. Asociacioni i komunave nuk e kaluar testin e kushtetueses në Kosovë, pasi bie në kundërshtim me 23 nene. Mund të ketë asociacion, por jo në baza etnike”, u shpreh Kurti.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se themelimi i asociacionit nuk është në qendër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se një gjë të tillë nuk e ka kërkuar askush nga SHBA.
Kurti ka folur edhe për raportet me SHBA-në për të cilat tha se janë të përhershme.
“SHBA e njohin mirë Kosovën dhe e kuptojnë se nuk mund të kenë asnjë shtet tjetër sa i përket vlerave të përbashkëta që ndajmë”, tha ai, duke shtuar se Kosova dëshiron anëtarësimin e saj në NATO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

15-vjeçari kapet me tre granata, një kallashnikov dhe municion luftarak në Burrel

Gruaja raporton se i mungojnë dokumentet personale të saj dhe vajzës në veri të Mitrovicës, dyshon se ia ka marrë burri

Drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me shpejtësi të madhe dhe ka lënduar një këmbësor në Shkup: Prokuroria hape hetim ndaj shoferit

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës