LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nuk komentoj asgjë në lidhje me paraardhësit e gruas sime, ne kemi dokumente të shtetit tonë

Kovaçevski: Nuk komentoj asgjë në lidhje me paraardhësit e gruas sime, ne kemi dokumente të shtetit tonë

“Nuk e di pse është me interes publik origjina e të afërmve të gruas sime?! Babai i gruas sime ka lindur në Kumanovë, gjyshi i gruas sime ka lindur në Kriva Pallankë. Gruaja ime ka lindur në Kriva Pallankë, unë kam lindur në Kumanovë, fëmijët tanë kanë lindur në Shkup! Të gjithë kemi dokumente personale të shtetit tonë, Maqedonia e Veriut. Nuk do të komentoj për paraardhësit e gruas sime”, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas njoftimit të djeshëm në mediat bullgare se gruaja e tij ishte bullgare.

Lajmin e kanë bërë të ditur edhe disa nga mediat maqedonase.


Mediumi bullgar,  “Bugarsi Trud” i cili pretendon se ka dokumente, thotë se babai dhe gjyshi i Elena Kovaçevskës, konkretisht Mitko Stanojkovski dhe Stanojko Stanojkovski janë bullgarë, të lindur në komunën e Bosilegradit.

Në emailin e gazetës bullgare “Trud” figuron një kopje e një dokumenti sipas të cilit Elena Kovaçevska, gruaja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski, është bullgare.

“Konsultimet me persona që e njohin në detaje procesin e marrjes së shtetësisë bullgare, rezultuan se dokumenti përmban të gjitha atributet e nevojshme për të qenë i vërtetë”, shkruan mediumi bullgar.

“Bugarski Trud”, ndër të tjera komenton se Kovaçevski ka deklaruar se çështjen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe grupet e vogla etnike e ka ngritur në nivel të lartë dhe se pavarësisht përkatësisë etnike, kryeministri ka deklaruar se Maqedonia ofron mundësi të barabarta për zhvillim profesional.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori