Kryeministri Albin Kurti po flet në Këshillin e Atlantikut, ku po diskuton për prioritetet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, si dhe agjendën e tij për arritjen e tyre.
Kurti në këtë adresim ka renditur sukseset e arritura të Kosovës në raport me sigurinë dhe paqenë në rajon e botë.
“Kemi mirëpritur dhe strehuar shumë persona nga Afganistani. FSK ka marrë pjesë në disa misione ndërkombëtare paqeruajtëse”.
Ai ka përmendur edhe rreshtimin e Kosovës krahë demokracive perëndimore për agresionin e Rusisë, derisa ka përmendur edhe raportet e mira të Serbisë me Rusinë.
Kurti tha se pret që BE-ja ta pranojë statusin e Kosovës si vend kandidat.
“Do ta mirëprisnim aplikimin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian, dhe shpresojmë po ashtu që BE-ja të pranojë aplikimin tonë për statusin e vendit kandidat këtë vit”, tha Kurti.
Kryeministri ka përmendur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe synimin për t’u anëtarësuar në programin për Partneritet me NATO-n.
“Presim liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian”.
“Shkurt, jemi fanari i demokracisë në Ballkan. Jemi prej vendeve më demokratike në Ballkan. Kemi përmirësimin më të madh sa i përket perceptimit të korrupsionit nga Transparency International. Vetmi i vetëm në Ballkan që jemi përmirësuar në raportin e Freedom House”.
Kurti ka thënë se janë hapur 25 mijë vende pune në Kosovë.
“Kemi hapur 25 mijë vende pune. Përkundër progresit që ne kemi pasur, Serbia është një vend që nuk ka më mediat të lira”, deklaroi ndër të tjera Albin Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City