LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimet ditore të luftës në Ukrainë – Ministria ruse e Financave thotë se janë 300 milionë dollarë, gjatë prillit janë harxhuar 9.2 miliardë dollarë

Shpenzimet ditore të luftës në Ukrainë – Ministria ruse e Financave thotë se janë 300 milionë dollarë, gjatë prillit janë harxhuar 9.2 miliardë dollarë

Rusia gjatë muajit prill shpenzoi më shumë se 300 milionë dollarë [285 milionë euro] në ditë për luftën se saj në Ukrainë, duke dyfishuar shpenzimet e saj të mbrojtjes para agresionit të saj ushtarak.

Shpenzimet e mbrojtjes janë rritur çdo muaj që kur presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë në fund të shkurtit, pasi Forcat e Armatosura të Rusisë nuk arritën të siguronin një fitore të shpejtë dhe u vendosën për një strategji për të pushtuar territoret separatiste ruse në lindje të vendit.


Nga të dhënat e Ministrisë ruse të Financave, shpenzimet e mbrojtjes së Rusisë në muajin shkurt arritën në 5.4 miliardë dollarë [5.1 miliardë euro], kurse marsi pati një rritje në 6.6 miliardë dollarë [6.6 miliardë euro].

Prilli ishte deri tani muaji më i shtrenjtë me 9.2 miliardë dollarë [8.75 miliardë euro] të shpenzuara për mbrojtjen. Pra, kjo arrin në 308 milionë dollarë [290 milionë euro] në ditë.

Gjatë muajit prill, shpenzimet ishin më shumë se dyfishi i periudhës së paraluftës, 3.4 miliardë dollarë [3.2 miliardë euro] të shpenzuara në janar 2022. Në prill 2021, shpenzimet e mbrojtjes arritën në [4.3 miliardë dollarë] 4.1 miliardë euro.

Midis janarit dhe fundit të prillit, janë ndarë 24.6 miliardë dollarë [23.4 miliardë euro] nga buxheti rus.

Kjo shifër është trefishi i shumës së shpenzuar për arsimin, më shumë se dyfishi i shumës së shpenzuar për shëndetin dhe 10 herë shuma e shpenzuar për ruajtjen dhe menaxhimin e mjedisit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit

Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori