LAJMI I FUNDIT:

Lënia anash e fëmijëve nga komuniteti RAE, drejtori i Arsimit në Pejë: Nxënësit nuk ishin të asaj klase

Lënia anash e fëmijëve nga komuniteti RAE, drejtori i Arsimit në Pejë: Nxënësit nuk ishin të asaj klase

Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega është deklaruar në lidhje me rastin e djeshëm, ku disa prej nxënësve të cilit i takonin komunitetit RAE, ishin lënë anash në organizimin e Festës së Abetares në shkollën “Xhemajl Kada”, në Pejë.

Gega tha për Telegrafin se këta nxënës nuk ishin të klasës për të cilët ishte organizuar festa dhe të njëjtit kishin shkuar në mënyrë vullnetare për ta shikuar programin.


Tutje ai deklaroi se ata kishin të drejtën e vendosjes ku të dëshironin sikur të gjithë nxënësit e tjerë , në sallën e palestrës sportive, ku edhe ishte organizuar festa.

Nxënësit nga pakicat lihen anash te Festa e Abetares
Lexo po ashtu Nxënësit nga pakicat lihen anash te Festa e Abetares

“Jo ata nuk kanë qenë nxënës së klasës e cila e ka organizuar Festën e Abetares, ata ishin si të gjithë nxënësit e tjerë të  shkollës të cilët kanë ardh për ta shikuar programin. Edhe ata si të gjithë nxënësit e tjerë kishin lirinë e vendosjes bash ku të dëshironin në palestrën sportive ku është organizuar festa. Ngjarja është keqkuptuar nga mediat sepse ata kanë ardh prej vullnetit të mirë, iu ka thënë mësuesja ejani me e pa nëse doni programin dhe kanë ardh. Ata janë vendos në një kënd ku ua ka marr mendja atyre”, tha ai.

Ndryshe, një ditë më parë u raportua në media një rast në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë, ku disa fëmijë nga komuniteti RAE janë lënë anash në Festën e Abetares.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, Këshilli i Prindërve të Kosovës, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori