LAJMI I FUNDIT:

Luftëtarët e dorëzuar të Azovit dërgohen në një qytet ukrainas të kontrolluar nga rusët – mund të dalin para drejtësisë së Rusisë

Luftëtarët e dorëzuar të Azovit dërgohen në një qytet ukrainas të kontrolluar nga rusët – mund të dalin para drejtësisë së Rusisë

Shtatë autobusë që transportonin luftëtarë ukrainas që qëndruan për javë të tëra në fabrikën e çelikut Azovstal, arritën në një qytet të kontrolluar nga rusët, Olenivka pranë Donetskut.

Një dëshmitar okular i tha reuters se ka parë të paktën shtatë autobusë që transportonin luftëtarë të dorëzuar ukrainas nga fabrika e çelikut në Mariupol.


Agjencia e lajmeve TASS tha se Komiteti Hetimor Rus ka planifikuar t’i marr në pyetje ushtarët, shumë prej tyre anëtarë të Batalionit Azov, si pjesë e një hetimi mbi ato që Moska i quan “krimet e regjimit ukrainas”.

Rusia e quajti operacionin Azovstal një dorëzim masiv, ndërsa ushtria ukrainase tha se ushtarët që mbronin fabrikën e çelikut kishin “kryer detyrën e tyre luftarake” dhe se qëllimi kryesor tani ishte të shpëtonin jetën e tyre, raporton skynews.

“Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë”, tha presidenti, Volodymyr Zelenskiy, në një video adresim.

Ndryshe, qindra trupa ukrainase ishin ngujuar në një varg tunelesh dhe bunkerësh poshtë fabrikës së çelikut, pasi forcat ruse morën kontrollin e pjesës tjetër të qytetit pasi e kthyen pjesën më të madhe të në një djerrinë të pabanueshme. Shumë nga ata të mbërthyer në Azovstal kishin lëndime serioze, me kujdes të kufizuar mjekësor dhe pakësim të furnizimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori