LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Vlorë, dy viktima nga rrëzimi i një kamioni

Aksident në Vlorë, dy viktima nga rrëzimi i një kamioni

Dy persona kanë humbur jetën për shkak të një aksidenti në Vlorë, ku një kamion u rrëzua në bypasin Orikum-Kaninë.

Për shkak të rrëzimit, shoferi humbi jetën në vend, ndërsa pasagjeri u gjend i vdekur më vonë, pasi mbi kamionin kishin rënë inerte.

Aksidenti në ndodhi në kohën kur kamioni po zbriste nga zona e Kaninës për në Orikum, dhe shkak është bërë shpejtësia sipas autoriteteve.


Nuk dihet ende nëse ka kamioni ka pësuar defekt, apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte në humnere, e ka kthyer kamionin në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur me shkëmbin.

Por, përplasja ka qenë shumë e fortë, sa të dy personat kanë dalë nga xhami i kamionit, por ngarkesa me zhavor e kamionit i ka mbuluar të dy.

Zjarrfikësit, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. /Euronews Albania/