LAJMI I FUNDIT:

Mjekët në Shqipëri rekomandojnë që vaksinimi duhet të vijojë

Mjekët në Shqipëri rekomandojnë që vaksinimi duhet të vijojë

Dy javë pas heqjes zyrtare të të gjitha masave anti-Covid, situata nga përhapja e koronavirusit duket e qetë. Infektimet kanë rënë ndjeshëm dhe rastet tashmë me dy shifra nuk e kalojnë numrin e 50 të prekurve në ditë.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjithë vendin rezultojnë vetëm 250 të sëmurë aktivë të shpërndarë në 11 qarqe. Edhe në këtë periudhë, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë  të rasteve aktive 136. Ndërsa në qarqet e tjera pozitiviteti ndaj Covid-19 ka rënë ndjeshëm.

Prej kohësh, Dibra është qarku i vetëm në vend pa raste. Pozitive për mjeket është edhe situata në spital. Humbjet e jetës nga Omicron dhe nën variantet e tij janë të pakta. Tre javët e fundit është shënuar vetëm një viktimë, ndërsa aktualisht në pavionet Covid janë të shtruar 6 pacientë.


Por shqetësimi i mjekëve është ulja e interesit për vaksinën. Pak ditë më parë, shefja e spitalit Covid Najada Como, bëri thirrje për vaksinimin me dozën e katërt të personave mbi 60 vjeç. Sipas saj, pandemia nuk ka mbaruar dhe ekziston rreziku i shfaqjes së mutacioneve të tjera.

Pika më e madhe e vaksinimit pranë stadiumit “Air Arena” tashmë është mbyllur dhe ky proces do të vijojë të kryhet vetëm pranë qendrave shëndetësore.

Ndërkohë, nga 1 maji Shqipëria është pa masa anti-Covid, kushdo që hyn në vendin tonë, nuk do t’i kërkohet certifikata e vaksinimit dhe as testi për Covid./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori