LAJMI I FUNDIT:

Pasi u akuzua për përdorim kokaine vitin e kaluar në Eurovision, artisti italian iu sugjeroi me shaka pjesëmarrësve që të mos iu afroheshin tavolinave

Pasi u akuzua për përdorim kokaine vitin e kaluar në Eurovision, artisti italian iu sugjeroi me shaka pjesëmarrësve që të mos iu afroheshin tavolinave

Grupi Maneskin u tall me polemikën e kokainës së vitit të kaluar teksa ata u kthyen në shfaqje gjatë finales së shumëpritur.

Grupi italian, i cili fitoi Konkursin e Këngës Eurovision vitin e kaluar, u liruan në mënyrë famëkeqe nga akuzat për përdorim të drogës në shfaqje, pasi atyre iu kërkua të bënin një test droge nga bosët e shfaqjes, shkruan DailyMail.


Këngëtari i tyre Damiano David u akuzua për thithje droge pasi pamjet video nga finalja e treguan atë duke u përkulur drejt një tavoline në atë që u interpretua gabimisht nga vëzhguesit si një lëvizje tërheqjeje e kokainës.

Dhe pasi performuan këngën e tyre të re “Supermodel” gjatë finales të së shtunës në “Pala Olimpico” të Torinos, Damiano nuk mund të mos bënte një shaka për polemika.

Kur e pyetën nëse kishte ndonjë këshillë për pjesëmarrësit, ai u përgjigj me qeshje: “Kënaquni dhe mos iu afroni tavolinës djema! Mos e bëni”.

Pas polemikës së vitit të kaluar, grupi u detyrua të mohonte akuzat, me Damiano që tha se Thomas Raggi, kitaristi i grupit, thjesht kishte thyer një gotë dhe ishte përkulur për ta marrë atë.

Ata thanë në Instagram në atë kohë: “Jemi vërtet të tronditur nga ajo që disa njerëz thonë për Damianon se është duke u droguar”.

“Ne jemi vërtet kundër drogave dhe nuk kemi përdorur kurrë kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”.

“Ne jemi këtu për të luajtur muzikën tonë dhe jemi shumë të lumtur për fitoren tonë në Eurovision dhe duam të falënderojmë të gjithë që na kanë mbështetur. Rock n roll nuk vdes kurrë. Ne ju duam ju”, kishin shkruar grupi.

Pasi Damianos iu kërkua të bënte një test droge nga bosët e Eurovisionit, këngëtari u lirua nga akuzat e përdorimit të drogës nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Vitin e kaluar, Maneskin u largua si fitues i ‘Eurovision 2021’.

Të shtunën, kampionët në fuqi u kthyen në finale, por Damiano po luftonte me një dëmtim të kyçit të këmbës teksa performoi me shokët e grupit: Thomas, Victoria De Angelis dhe Ethan Torchio.

Solisti i cili nuk ka treguar se si u plagos, më herët i kishte siguruar fansat se do të ishte ende në formë të mirë, por ai u pengua disa herë teksa hoqi patericat në skenë.

Fitues të ‘Eurovision 2022’ u shpall Kalush Orchestra nga Ukraina me këngën e tyre “Stefania”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori