LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Kalush Orchestras pas fitores në ‘Eurovision 2022’: Kjo fitore është për çdo ukrainas

Fjalët e para të Kalush Orchestras pas fitores në ‘Eurovision 2022’: Kjo fitore është për çdo ukrainas
Members of the band "Kalush Orchestra" pose onstage with the winner's trophy and Ukraine's flags after winning on behalf of Ukraine the Eurovision Song contest 2022 on May 14, 2022 at the Pala Alpitour venue in Turin. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Ukraina është shpallur fituese e edicionit të 66-të të ‘Eurovision 2022’.

Kalush Orchestra u shpallën fitues me këngën “Stefania”, e cila ka qenë favorite që nga fillimi për ta fituar garën e madhe evropiane.

Me të fituar trofeun e mikrofonit të kristaltë, Kalush Orchestra bën një falënderim të madh para publikut në “Pala Alpitour” të Torinos.

“Faleminderit shumë, faleminderit që mbështetët Ukrainën. Kjo fitore është për çdo ukrainas. Slava Ukraini (falënderim në gjuhën ukrainase”, tha solisti i grupit pas pranimit të trofeut.

Më pas në një intervistë të realizuar pak pas përfundimit të spektaklit, grupi u shprehën shumë falënderues ndaj të gjithë atyre që kishin votuar përfaqësuesit ukrainas.

“Ne duam të themi një falënderim të madh për këdo që ka votuar për ne, që ka mbështetur Ukrainën në të gjitha aspektet. Zemrat tona janë me ne, faleminderit shumë, e vlerësojmë shumë”, tha solist i grupit, Igor Didenchuk.

I njëjti shoi se Eurovisioni ka qenë diçka shumë e vështirë për ta – por që në fund një lodhje e madhe e kurorëzuar me fitore.

“Ishte një udhëtim i gjatë dhe i vështirë duke e ditur situatën e vështirë që është në vendin tonë. Për shkak të kësaj, ne nuk mund të vinim të gjithë së bashku për prova për një kohë shumë të gjatë. Ndaj duam të themi një falënderim shumë të madh për ata që kanë zgjedhur të mbështesin kulturën ukrainase. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, tha solisti i Kalush Orchestra. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ledion Liçon apo Arbana Osmanin?" - Arbër Hajdari habit me zgjedhjen e tij

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina

"Krahët e tij, vendi im i preferuar" - Diola Dosti duket më e dashuruar se kurrë pranë Erolld Belegut

Magazina
Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Magazina

"Cilën nga opinionistet do ta zgjidhje përsëri?" - Arbër Hajdari befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori