LAJMI I FUNDIT:

Gazeta gjermane FAZ për marrëveshjen Kosovë-Danimarkë: “Të burgosur për energji solare”

Gazeta gjermane FAZ për marrëveshjen Kosovë-Danimarkë: “Të burgosur për energji solare”

Rreth një marrëveshjeje, përmes së cilës Danimarka dëshiron të strehojë disa të burgosur në një burg në Kosovë, së fundmi ka bërë një shkrim edhe mediumi gjerman Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Danimarka dëshiron të dërgojë të huajt [të dënuar në këtë vend] në një burg në Kosovë. Qindra qeli janë bosh në vendin e vogël. Por, Prishtina thekson se nuk dëshiron të bëjë një model biznesi nga qiradhënia e qelive të burgut”, ka shkruar në fillim të artikullit FAZ, përcjell Telegrafi.


Mediumi gjerman ka bërë të ditur se të huajt, që janë dënuar me burgim dhe deportim për vepra penale në Danimarkë, në të ardhmen duhet ta vuajnë dënimin në Kosovë.

“Kështu thuhet në një marrëveshje të nënshkruar nga të dyja qeveritë në fund të prillit. Ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë, Nick Hækkerup, i cili kohët e fundit u largua nga politika, foli për një ‘marrëveshje novatore’ që do të lironte hapësirë në burgjet daneze dhe do të lehtësonte zyrtarët e burgjeve”, shkruan më tej FAZ.

“E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, ndaj nuk duhet ta kryeni dënimin me burg atje”, citohet të ketë thënë ish-ministri danez, Nick Hækkerup.

Mediumi në fjalë më pas vë në pah faktin se Kopenhaga dhe Prishtina kishin nënshkruar një marrëveshje për transferimin e të burgosurve në dhjetor të vitit 2021.

“Kjo u parapri nga diskutime të gjata. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për pesë vjet, me një opsion për ta zgjatur atë edhe për gjysmë dekade. Me mandat të plotë, Kosova do të merrte 210 milionë euro nga Danimarka. Sipas Kosovës, një pjesë e madhe e kësaj duhet të rrjedhë në zgjerimin e kapaciteteve për energji të rinovueshme. Pra, marrëveshja është si të thuash: Të burgosur për energji solare”, vlerëson ndër tjerash mediumi gjerman.

Ndryshe, marrëveshja është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut në Danimarkë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori