LAJMI I FUNDIT:

“Presim 6 milionë turistë”, operatorët turistikë në Shqipëri thonë se ka një rritje me 20 për qind të rezervimeve

“Presim 6 milionë turistë”, operatorët turistikë në Shqipëri thonë se ka një rritje me 20 për qind të rezervimeve

Shqipëria vizitohet pothuajse gjatë gjithë vitit nga turistët, por sezoni turistik i organizuar nis zyrtarisht në fund të majit.

“Çarterat e parë vijnë më 26 maj, dhe të fundit vijnë nga fillimi i tetorit. Shifrat janë më mirë se vitin e kaluar, diku tek 20 % më shumë turistë këtë sezon”, kanë thënë operatorët turistik.

Sipas tyre, nëse vitin e kaluar kanë pasur pesë milionë e 600 mijë turistë, këtë vit mund të ketë mbi gjashtë milionë turistë, duke iu rikthyer shifrave të para pandemisë, pra të vitit 2019, që ishte viti më i mirë në turizëm.


“Do të kishim shifra akoma më të mira nëse nuk do kishte ndikim lufta në Ukrainë, pasi vetëm nga këto vende, pra nga Ukraina dhe Rusia e Bjellorusia, ne kishim parashikuar rreth 200 mijë turistë, që ishin turistë të organizuar me anë të kontratave dhe që nuk do të vijnë dot për shkak të luftimeve. Ndikim në përmirësimin e situatës turistike ka edhe heqja e masave të pandemisë duke nisur nga 1 Maji. Nuk kërkohet më testi PCR, nuk kërkohet pasaporta e vaksinimit, kështu që besojmë se po kthehemi në një kohë normale”, kanë thënë ata.

Për sa i përket turizmit të brendshëm, sipas tyre është ai lloj turizmi i lidhur kryesisht me Rivierën.

“Çmimet e hoteleve këtë vit janë rritur shumë për shkak të krizës botërore energjetike, rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, dhe karburanteve. Ka raste që çmimet e hoteleve janë 50% më shtrenjtë krahasuar me vjet. Kjo ka bërë që të ulet numri i ditëve të pushimeve. Nëse vitin e shkuar ti merrje një hotel në Himarë për 7 ditë, këtë herë më të njëjtën sasi parash do të rrish 4 ditë. Ne besojmë se do të ketë një reduktim të ndjeshëm të këtij lloj turizmi, pasi qytetarët shqiptarë nuk kanë mundësi të përballojnë çmimet e rritura e ndoshta do të kërkojnë alternative të tjera të lira për të pushuar, me shumë gjasa jashtë vendit”. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori