Shkencëtarët kanë rritur për herë të parë bimë me dheun hënor, një hap i rëndësishëm për ta bërë të mundur qëndrimin afatgjatë në Hënë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, studiuesit përdorën mostra të vogla pluhuri të mbledhura gjatë misioneve Apollo të vitit 1969-1972 për të rritur një lloj kreshtë.
Për habinë e tyre, farat kanë mbirë pas dy ditësh.
“Nuk mund t’ju them se sa të habitur ishim”, tha Anna-Lisa Paul, një profesoreshë e Universitetit të Floridës, e cila ishte bashkë-autore e një punimi mbi gjetjet.
“Çdo bimë – qoftë në një mostër hënore apo në një kontroll – dukej e njëjtë deri rreth ditës së gjashtë”.
Pas kësaj, u shfaqën dallime. Bimët e rritura në tokën e hënës filluan të shfaqin stres, u zhvilluan më ngadalë dhe përfunduan të dëmtuara.
Por ato që janë të përfshirë thonë se është zbulim i madh – dhe që ka implikime tokësore.
“Ky hulumtim është kritik për qëllimet afatgjata të eksplorimit njerëzor nga NASA, pasi ne do të duhet të përdorim burimet e gjetura në Hënë dhe Mars për të zhvilluar burime ushqimore për astronautët e ardhshëm që jetojnë dhe veprojnë në hapësirën e thellë”, tha shefi i NASA-s, Bill Nelson.
“Ky hulumtim themelor i rritjes së bimëve është gjithashtu një shembull kryesor se si Nasa po punon për të zhbllokuar inovacionet bujqësore që mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si bimët mund të kapërcejnë kushtet stresuese në zonat me mungesë ushqimi këtu në Tokë”.
Një sfidë për studiuesit është se thjesht nuk ka shumë tokë hënore për të eksperimentuar. Gjatë një periudhe trevjeçare nga viti 1969, astronautët e NASA-s sollën 382 kg (842 lb) shkëmbinj hënor, mostra bërthamore, guralecë, rërë dhe pluhur nga sipërfaqja hënore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Rusia lëshoi një urdhër-arrest për Zelenskyn
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City