LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet SASHK-MASH, sot do të flitet vetëm për marrëveshjet kolektive jo për rritje të pagave

Bisedimet SASHK-MASH, sot do të flitet vetëm për marrëveshjet kolektive jo për rritje të pagave

Në takimin e sotëm negociator ndërmjet Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk do të ofrohet përqindje e re për pagat më të larta në arsim.

Temë e negociatave do të jenë marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të diskutohet për një ofertë të re financiare.


“Sot nuk do të kemi një ofertë konkrete financiare. Do të diskutojmë se si të gjejmë një model për ofertën përfundimtare dhe se kur dhe si do të fillojë të realizohet”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri para takimit të ri negociator me SASHK-un.

Ai ka theksuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë përllogaritje me Ministrinë e Financave dhe pret që në fillim të javës së ardhshme, siç tha ai, “të ketë një përgjigje përfundimtare dhe një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve për këtë çështje”.

“Kemi hapur një diskutim dhe jemi drejt fundit të negociatave për marrëveshjet e reja kolektive dhe çfarë do të përfshihet në to. Në sektorin e arsimit ka më shumë se dhjetë vjet që nuk është nënshkruar një marrëveshje kolektive”, përfundoi Shaqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori