LAJMI I FUNDIT:

Kendrick Lamar konfirmon lindjen e fëmijës së dytë përmes publikimit të kopertinës së albumit të ri

Kendrick Lamar konfirmon lindjen e fëmijës së dytë përmes publikimit të kopertinës së albumit të ri
Foto: Getty

Albumi i ri i Kendrick Lamar , “Mr. Morale & The Big Steppers,” mund të mos ketë dalë ende – por duket se fëmija i tij i dytë ka ardhur.

Reperi 34-vjeçar me sa duket konfirmoi në kopertinën e publikimit të tij të pestë se ai dhe e fejuara e tij, Whitney Alford, mirëpritën fshehurazi fëmijën e dytë.


Në foton familjare, të shpërndarë në Instagram të mërkurën (11 maj), fituesi i “Grammyt” mban në dorë vajzën e tij 2-vjeçare, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar ende.

Foto: Getty Images

Vogëlushja përputhet me babanë e saj me një këmishë të bardhë, ndërsa Lamar mban një kurorë me gjemba në kokë me një armë të futur në pantallonat e tij.

Në sfond, partnerja e tij Alford, 35 vjeç, mund të shihet e ulur në një shtrat dhe duke ushqyer një foshnje të porsalindur.

Çifti, i cili filloi lidhjen në shkollën e mesme dhe konfirmoi fejesën në vitin 2015, nuk kishte njoftuar më parë se do të zgjeronte familjen e tyre.

Dyshja u bënë prindër kur vajza e tyre thuhet se lindi në korrik 2019.

Ndonëse Lamar ka qëndruar në heshtje për atësinë gjatë viteve, ai foli për lidhjen me Alford në janar 2015, duke e quajtur atë “shoqen e tij më të mirë” në një intervistë për “Billboard”.

“Unë as nuk do ta quaja atë e dashura ime. Nuk më pëlqen as termi që shoqëria ka vënë në botë për sa i përket të qenit shoqëruese – ajo është dikush që mund t’i tregoj frikën time”, kishte deklaruar reperi.

Foto: Getty

Alford gjithashtu postoi kopertinën e albumit të ri në Instagramin e saj të mërkurën.

Dolën thashetheme se u largua nga muzika, Kendrick Lamar rikthehet me albumin e ri më 13 maj
Lexo po ashtu Dolën thashetheme se u largua nga muzika, Kendrick Lamar rikthehet me albumin e ri më 13 maj

“Mr. Morale & The Big Steppers” publikohet të premten. Lamar publikoi këngën e parë nga albumi, “The Heart Part 5”, të dielën.

Ai përdori teknologjinë “deepfake” për të shndërruar veten në Will Smith, Kobe Bryant, Kanye West dhe më shumë yje në videoklipin shoqërues. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori