Nga: Eriona Rushiti
Sigurisht që jo të gjitha shtetet arritën të shkojnë në finale dhe nuk është fundi i botës. Me aq sa i kam ndjekur këngët e Eurovisionit këtë vit, si dhe perfomancat a natës së parë, mendoj që kualifikimet për në finale ishin të pritshme dhe të drejta.
Këngë të stileve të ndryshme, por mbi të gjitha përfaqësime shtetesh me koncepte të qarta për atë që prezantonin.
Nuk vura re ndonjë ndasi politike, apo gjeopolitike. Sepse, këngët që nuk kaluan ose ishin të vjetra në stil, ose nuk u kënduan mirë sepse këngëtarët nuk e përballuan skenën siç duhej, ose si në rastin tonë ku të gjitha komponentët e një kënge çaluan.
Të përfaqësosh një shtet (në të gjitha fushat e artit, sportit etj.) është fat dhe përgjegjësi, sepse jo çdokujt i vjen kjo mundësi.
Të marrësh pjesë në një garë kënge, në radhë të parë duhet të kesh këngën, pastaj interpretimin, e në fund performancën. Sikur njëra nga këto të mos jetë në vendin e duhur, ajo skenë e madhe të nxjerrë zbuluar. Dhe, ne nuk kishim asnjërën nga këta komponentë:
– Kënga ishte një miksim i gjithçkaje dhe i asgjëje.
– Interpretimi nxori në pah mungesën e regjistrit të poshtëm (vokal) dhe pamundësi për të kërcyer e kënduar njëkohësisht (qoftë edhe atë material që më shumë është krijuar si këngë stadiumi, me britma, me numra e fjalë pa asnjë lidhje logjjke me njëra-tjetrën)
– Dhe, së fundmi performanca që kishte si qëllim vetëm lëvizjet joshëse për një publik te orëve të vona të natës.
Të gjitha këto komponente dukej se ishin bërë “me vesh”, si i themi ne nga anët tona. Këngë me një strukturë arrna-arrna, ku është gjetur vetëm një motiv i kapshëm për veshin dhe e gjithë pjesa tjetër e mbushur me pasthirrma agresive athua se po shkonim në luftë. Një tekst që ka brenda edhe “xhamadanin vija-vija” edhe fjalën “regret”, edhe “toca-tocalo” edhe “ta marrsha” edhe “ma ke bo jetën si lojna, avion” … e nuk mbaj mend çfarë ka brenda tjetër
Nisur nga kjo, edhe performanca sigurisht që nuk mund të ketë as koncept e as fabul, kështu që do i thërrasësh në ndihmë ndonjë pjesë intime për të tërhequr vëmendje e për të justifikuar titullin e këngës “Sekret” që as atë nuk e justifikoi, sepse sekreti doli sheshit
Edhe njëherë e theksoj që përfaqësimi i një shteti është mbajtja e atij flamuri në dorë dhe jo qëllimi për të bërë sa më shumë ndjekës në profilin tënd. Edhe pse Ronela bëri më të mirën e mundshme, ka bërë aq sa mund të bëjë ajo për veten e saj, por jo për shtetin që përfaqëson, sepse ne dimë akoma të ndërtojmë një vijë të bukur melodike, ne dimë akoma të ndërtojmë një mesazh kënge apo të rendisim ca vargje, ne dimë akoma të këndojmë të vetëm në skenë, qoftë edhe me një ndriçim modest, e të emocionojmë me vokal … Ne dimë akoma të shijojmë muzikë dhe kur them ne, e them si për brezin tonë (profesionist, apo jo), por edhe për brezin e djalit tim që më tha: “Shumë më bukur Moldavia o ma, me atë folkun e pastër, sesa ne me këtë këngë”.
Kam shumë për të folur e treguar sesi punojnë shtetet në drejtim të përfaqësimit të tyre, qoftë edhe ne këtë Eurovisionin që thuhet se nuk është më si dikur, por që në fund ka një vlerësim për të gjithë. Dhe, peshën e vlerësimit e marrin juritë profesioniste të secilit shtet, si dhe votat e publikut.
Jam e sigurt që Shqipëria nuk ka marrë vlerësim të jurive profesionale, por mund të ketë patur vota publiku, e kryesisht të fanatikeve e fansave të përfaqësimit tonë (sepse e bëjnë çdo vit me devotshmërinë më të madhe dhe në radhë të parë, sepse e duan Shqipërinë), por të cilat nuk mjaftojnë për ta kaluar këtë garë.
Po kthehem edhe njëherë në fillim ku thashë nuk është fundi i botes dhe se Ronela do të vazhdojë jetën e saj artistike për fansat që e ndjekin gjithmonë, por edhe për ata fansa të shtuar këto kohë që më natyrën e saj karizmatike i ka mbajtur gjallë që nga koha e shpalljes si fituese e festivalit.
Por, kur paraqitesh ne Eurovizion, nuk është njësoj si të bësh një klip e të marrësh ca klikime, nuk është e njëjta gjë me të kënduarit në një shesh të mbushur me të rinj. Jo me kot u censuruan disa foto të Ronelës në provën e saj të parë. Organizatoret e Eurovizionit i kujtuan edhe njëherë ekipit shqiptar faktin që ky është një eveniment familjar. Pra, kemi të bëjmë me një shou ndërkombëtar dhe jo individual.
Me këtë nuk dua të them se jam kundra ekstravagancës apo thyerjes se disa tabuve shqiptare, por të gjitha këto duhen bërë me art, duan eksperience skenike, duan krijimtari e mbi te gjitha duan dinjitet artistik e jo banalitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Bokaçio në skenë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Fjalë të urta popullore: Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!
Tregimi më i madh në histori!?
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025