LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet shefja e spiunazhit në Spanjë, Paz Esteban

Shkarkohet shefja e spiunazhit në Spanjë, Paz Esteban

Qeveria spanjolle ka shkarkuar shefen e spiunazhit të vendit, Paz Esteban, teksa përpiqet të përmbajë pasojat e një skandali të spiunazhit kibernetik që ka përfshirë koalicionin qeverisës dhe ka ngritur pyetje të mëtejshme në lidhje me përdorimin e spyware-it të diskutueshëm Pegasus në Spanjë dhe më gjerë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, shkarkimi i Esteban të martën erdhi mes tensioneve politike në rritje dhe pothuajse dy vjet pasi një hetim i përbashkët nga Guardian dhe El Pais zbuloi fillimisht se politikanët e lartë katalanas pro-pavarësisë ishin paralajmëruar se telefonat e tyre celularë ishin shënjestruar duke përdorur spyware.

Skandali është intensifikuar gjatë javëve të fundit pasi ekspertët e sigurisë kibernetike në Citizen Lab në Universitetin e Torntos thanë se të paktën 63 persona të lidhur me lëvizjen për pavarësinë e Katalonjës ishin vënë në cak ose prekur me spyware Pegasus midis vitit 2017 dhe 2020.


Gjithashtu doli se telefonat celularë të kryeministrit Pedro Sanchez, ministres së Mbrojtjes, Margarita Robles, dhe ministri të Brendshëm, Fernanrdo Grande-Marlaska, iu nënshtruan shënjestrimeve “të paligjshme” dhe “të jashtme”, duke përdorur Pegasus vitin e kaluar. Qeveria spanjolle nuk ka komentuar se cili shtet i huaj mund të ketë qenë përgjegjës.

Javën e kaluar, Esteban thuhet se konfirmoi në një komitet të kongresit se 18 anëtarë të lëvizjes për pavarësinë e Katalonjës – përfshirë presidentin aktual rajonal katalanas, Pere Aragones – u spiunuan me miratim gjyqësor nga qendra e inteligjencës kombëtare të Spanjës (CNI). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Kalo në kategori