Hulumtim: Nxënësit në Maqedoni konfirmojnë bullizmin në shkolla, por nuk e paraqesin
Sipas sondazhit të kryer nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, pothuajse dy të tretat e nxënësve të anketuar në shkollat e mesme në Shkup besojnë se në shkollën e tyre ka dhunë nga bashkëmoshatarët, dhe rreth një e treta kanë qenë viktima të ndonjë forme të dhunës së bashkëmoshatarëve në vitin e kaluar. Nga dhjetori i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2022, 995 nxënës dhe 255 mësues janë anketuar mbi temën e bullizmit, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Si nxënësit ashtu edhe mësuesit besojnë se gjuha e urrejtjes është më e përhapur në rrjetet sociale.
Sipas konstatimeve të hulumtimit që u prezantuan sot në një konferencë, shumica e të anketuarve besojnë se vetëm një pjesë e vogël e bullizmit raportohet dhe më së shumti ndodh në shkollën fillore. Për sa i përket gjinisë, vajzat, ndryshe nga djemtë, konstatojnë se dhuna e bashkëmoshatarëve është më e përhapur në shkollën e tyre. Nxënësit mendojnë se gjuha e urrejtjes haset më shpesh në rrjetet sociale dhe në vitin e kaluar rreth një e katërta e tyre janë ekspozuar ndaj ndonjë forme të gjuhës së urrejtjes.
Nga ky hulumtimi konkludohet se është shumë e vështirë të flitet për përvojën personale me gjuhën e urrejtjes nga perspektiva e viktimës. Ndërsa shumë studentë mendojnë se gjuha e urrejtjes është një dukuri e zakonshme në shkollë, vetëm një pjesë e vogël janë të gatshëm të flasin dhe të raportojnë apo denoncojnë, nëse kanë qenë viktimë e gjuhës së urrejtjes.
Kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, deklaroi se fëmijët lëndojnë njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme – sulme fizike, të cilat mund të mos jenë të forta, por kanë qëllim diskriminues, pastaj ofendime verbale për pamjen, orientimin seksual, gjininë etj. Mësuesit dhe nxënësit, tha ajo, i kanë pritur mirë pyetjet e parashtruara dhe iu përgjigjën atyre, por hezituan që ato të bëheshin publike dhe të raportonin diskriminimin, bullizmin dhe ngacmimet e tjera.
“Ka rezultate çuditërisht të këqija për atë që po ndodh në shkollat – fillore dhe të mesme. Diskriminimi është shumë i pranishëm dhe rrjetet sociale luajnë një rol shumë të madh. Fëmijët dinë të jenë tepër të ashpër në ofendimet e tyre dhe nga ana tjetër fëmijët që shahen dhe diskriminohen nuk kanë mundësi të mëdha për mbrojtje. Mbrojtja e tyre e vetme është ta raportojnë dhe pyetja është se ku do të raportojnë dhe kush do të reagojë në këtë moment – qofshin mësuesit apo psikologët e shkollës që kanë një rëndësi të madhe. E gjithë kjo duhet të kanalizohet shumë dhe duhet të ketë një vullnet më të madh për të ndërmarrë veprime. Publiku i gjerë duhet të informohet dhe fëmijët, prindërit dhe arsimtarët të mund të reagojnë”, tha Nikollovska.
Sipas saj, kurrikulat duhet të përmbajnë përmbajtje për njohjen e diskriminimit, çfarë nënkupton kjo tek fëmijët, si të shmangen dhe si të mbrohen. Në parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve, theksoi ajo, prindërit, mësuesit dhe vetë fëmijët kanë një rol të madh për t’i inkurajuar ata të raportojnë dhe të kenë mjetet për të reaguar.
Gordana Blazevska-Spiridonova, psikologe shkollore në gjimnazin e Shkupit “Nikola Karev”, theksoi se është e rëndësishme që fëmijët të bëjnë dallimin ndërmjet formave të dhunës dhe të kuptojnë se ka, për shembull, dhunë emocionale dhe sociale.
“Një formë dhune mund të jetë edhe nëse izolojmë një fëmijë, nuk shoqërohemi me të, nuk e telefonojmë në ditëlindjen e tij, e nxjerrim jashtë grupit në rrjetin social që kemi krijuar dhe se ai fëmijë mund të ketë pasoja. Ata mendojnë se kanë të drejtë për një sjellje të tillë. Të gjitha format e dhunës verbale dhe psikologjike janë të pranishme dhe praktikohen. Dhe ne jemi një mjedis që normalizon format e ndryshme të dhunës, për shkak të së cilës fëmijët lexojnë mesazhe të tilla dhe e konsiderojnë atë si sjellje të pranueshme shoqërore. Mënyra e vetme për t’u përballur me të është të flisni me fëmijët rregullisht se kjo është sjellje e papranueshme, të zhvilloni ndjeshmëri / dhembshuri. Nëse nuk e kuptojmë se sa keq ndihet dikush kur i themi kështu apo ashtu, atëherë do të jemi të ashpër, duke menduar se kemi të drejtë të shprehemi në këtë mënyrë”, tha Bllazhevska-Spiridonova.
Sipas zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, për të ndryshuar situatën në të cilën dy të tretat e gjimnazistëve të anketuar konfirmojnë praninë e bullizmit, duhet më shumë proaktivitet si institucionalisht ashtu edhe personalisht dhe se beteja për këtë fenomen në shoqëri, siç tha ai, fillon në familje ku fëmija mëson vlerat morale.
“Arsimi është mekanizmi më i mirë për të ndikuar sistematikisht në sjelljen e brezave të tërë dhe për një transformim pozitiv të shoqërisë. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me një sërë partnerësh realizon disa projekte, aktivitete dhe procese të mëdha reformuese që ndryshojnë bazën e sistemit arsimor. Kurrikula dhe materialet e reja mësimore i udhëheqin nxënësit drejt vlerave qytetare që lidhen me barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen, multikulturalizmin, tolerancën dhe respektin për diversitetin. Materialet e reja mësimore nuk mbështesin paragjykimet dhe i paraqesin njerëzit nga grupet vulnerabël si anëtarë të barabartë të shoqërisë. Po punojmë që të krijojmë një klimë shkollore në të cilën të gjithë nxënësit të ndihen të pranuar dhe të përkrahur”, tha Aliu, duke shtuar se MASH-i do t’i marrë parasysh rezultatet e paraqitura të hulumtimit dhe do t’i ketë ato parasysh në krijimin e politikave të ardhshme.
Ai tha se është duke u përgatitur një program i ri për këshillimin psikologjik për prindërit e nxënësve dhe vetë nxënësve të cilët gjatë procesit edukativo-arsimor shfaqin sjellje të papërshtatshme për moshën e tyre, kanë përjetuar një formë dhune, kanë ulje drastike të suksesit në mësime, etj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!