LAJMI I FUNDIT:

Aksident me fatalitet në rrugën Strezovicë-Kamenicë, policia jep detaje

Aksident me fatalitet në rrugën Strezovicë-Kamenicë, policia jep detaje
Foto: Ilustrim

Një aksident me fatalitet raportohet se ka ndodhur të hënën mes një motoçiklete dhe një biçiklete në rrugën Sterzovicë-Kamenicë.

Policia njofton se njëri nga drejtuesit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra, ku edhe ka ndërruar jetë.


Vdekjen e tij bëhet e ditur se e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Rr. Sterzovicë-Kamenicë 09.05.2022 – 11:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete  dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/