Do t’ju tregojnë nëse diçka nuk është në rregull me trupin tuaj: Sekrecionet vagjinale – çfarë tregon ngjyra e tyre?
Sekrecionet vagjinale janë dukuria më normale dhe e rregullt gjatë ciklit të çdo gruaje, pavarësisht se sa ndonjëherë na shqetëson apo edhe është e pakëndshme
Sekrecioni normal vagjinal është një funksion i trupit që është një mënyrë e shëndetshme dhe natyrale për të mbrojtur vagjinën tuaj.
Dhe ndërsa shumica prej nesh nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar kur bëhet fjalë për sekrecionet, disa lloje të sekrecioneve vagjinale mund të jenë një tregues i infeksionit, transmeton Telegrafi.
Llojet e sekrecioneve vagjinale
Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të sekrecioneve vagjinale. Ato ndryshojnë në ngjyrë dhe konsistencë. Ndërsa disa lloje janë plotësisht normale, të tjerat tregojnë një gjendje që kërkon trajtim…
I bardhë
Sekrecioni i bardhë në fillim ose në fund të ciklit menstrual është plotësisht normal. Megjithatë, nëse shoqërohet me kruajtje dhe duket si copëz e vogël djathi, ndoshta është një tregues i një infeksioni kërpudhor.
Transparent, i holluar sikur ujë
Ky lloj sekrecioni është më normal. Mund të shfaqet në çdo kohë gjatë muajit, por mund të jetë veçanërisht i dukshëm pas stërvitjes.
Transparent, i zgjatur
Ky sekrecion, i cili ngjan me të bardhat e vezëve të papërpunuara, tregon se ka shumë të ngjarë të keni ovulim. Kjo është një kohë ideale për t’u angazhuar për të ngelur shtatzënë, sepse atëherë jeni më pjellore (ose, nëse ky është qëllimi juaj, për të shmangur shtatzëninë duke përdorur kontracepsion).
Sekrecion i kafenjtë, i përgjakur
Sekrecioni në fund të ciklit tuaj mund të duket ngjyrë kafe, menjëherë pas menstruacioneve, dhe këto janë “shenjat e fundit” të tij. Megjithatë, edhe gjatë ciklit, mund të vëreni sasi të vogla gjaku midis menstruacioneve.
Nëse gjakrrjedhje në formë pikash ndodh në vend të menstruacioneve, mund të jetë një shenjë e shtatzënisë së hershme. Në disa gra, gjakrrjedhja në formë pikash mund të jetë një shenjë e qartë e ovulacionit. Nëse vëreni gjakrrjedhje gjatë fazave të hershme të shtatzënisë, mund të jetë një shenjë e abortit.
Në raste të rralla, sekrecionet ngjyrë kafe ose të kuqe janë një shenjë e endometriozës apo edhe një tumori. Është e rëndësishme që të shkoni për kontrolle të rregullta te një gjinekolog dhe të bëni testin PAPA.
I gjelbër ose i verdhë
Kur sekrecioni është ngjyrë jeshil ose i verdhë, i trashë dhe i shoqëruar me një erë të pakëndshme peshku, kjo nuk është një shenjë e mirë. Ky sekrecion tregon një infeksion, por shpesh mund të jetë një shenjë e trihomoniazës.
Nëse keni sekrecione të pazakonta me simptoma të tjera, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Simptomat përfshijnë dhimbje barku, humbje peshe të pashpjegueshme, lodhje, urinim të shpeshtë… /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Tetë trendet e grimit që duhet t’i provoni këtë sezon
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës