LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet kërkesëpadia e paditësit, obligohet MPB ta kthejë në punë si zyrtar policor dhe t’ia kompensojë pagat

Aprovohet kërkesëpadia e paditësit, obligohet MPB ta kthejë në punë si zyrtar policor dhe t’ia kompensojë pagat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar në tërësi kërkesëpadinë e padtësit N.Xh, duke anuluar kështu vendimin e komisionit disiplinor të Policisë së Kosovës, përmes së cilit iu ishte ndërprerë marrëdhënia e punës.

Me aktgjykimin e 15 shkurtit 2022 dhe me atë plotësues të 7 prillit 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar në tërësi vendimin e komisionit disiplinor të Policisë së Kosovës.

MPB përmes këtij aktgjykimi obligohet që paditësin N.Xh ta kthejë në vendin e njëjtë të punës.


Sipas aktgjykimit, detyrohet e paditura Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)-  Policia e Kosovës, që në emër të pagave të papaguara t’ia paguajë paditësit 27 mijë e 478 euro e 21 centë për pagat neto, për kontributin pensional të punësuarit 1 mijë e 513 euro e 49 centë, për kontributin pensional të punëdhënësit 1 mijë e 513 euro e 49 centë, si dhe tatime në paga 1 mijë e 278 euro e 19 centë, ndërsa në tërësi për pagat bruto 30 mijë e 269 euro e 85 centë.

Po ashtu, me këtë aktgjykim është obligua e paditura që në emër të shpenzimeve procedurale ta kompensojë paditësin në shumë prej 1 mijë e 588 euro.

Në arsyetimin e akgjykimit thuhet se në bazë të provës, aktgjykimi penal i Gjykatës Themelore në Prishtinë i plotfuqishëm nga 24 mars 2017, që i përgjigjet çështjes së njëjtë hetimore për çka është iniciuar procedura disiplinore ndaj paditësit N.Xh, është vërtetuar se nuk ka prova se në veprimet e të njëjtit qëndrojnë elemente të veprës penale.

Andaj, lidhur me provën e lartëcekur, gjykata vërteton se ndërprerja e marrdhënies së punës ëshë në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Po ashtu, sipas arsyetimit ndërprerja e marrëdhënies së punës bie ndesh me nenin 67, pika 1.6 të Ligjit të Punës, ku thuhet se: nëse i punësuari shkon në vuajtje të dënimit i cili do të zgjasë më tepër se gjashtë muaj, atëherë mund të ndërpritet marrëdhënia e punës.

Sa i përket lartësisë së shumës së gjykuar, në arsyetimin e vendimit thuhet se gjykata ia ka falur besimin ekspertizës financiare dhe plotësimit të saj.

Gjithmonë sipas aktgjykimit, thuhet se gjykata me rastin e vendosjes kishte marrë për bazë edhe kundërshtimet e tjera të paditëses, mirëpo me asnjë provë të vetme nuk ishte argumentuar e kundërta e pretendimeve nga paditësi N.Xh.

Ndërsa, sipas parashtresës për precizimin e padisë së 21 janarit 2022, paditësi N.Xh ka kërkuar nga e paditura Ministria e Punëve të Brendshme – Policia e Kosovës, që të anulohet vendimi i 4 marsit 2014, i komisionit disiplinor të Policisë së Kosovës dhe vendimi i komisionit për ankesa i 22 prillit 2015, si të kundërligjshëm.

Sipas kësaj parashtrese, kërkohet edhe që e paditura ta kthejë paditësin në vendin e njëjtë të punës me të njëjtën gradë në Stacionin Policor Qendra, DRP-Prishtinë dhe t’ia kompensojë shumën prej 30 mijë e 269 euro e 85 centë, sipas plotësim ekspertizës së 8 dhjetorit 2021, me kamatë ligjore 8% dhe t’i paguajë shpenzimet e procedurës.

Ndërkaq, sipas padisë së 22 majit 2015 ,thuhet se paditësi N.Xh ka paditur MPB- Policinë e Kosovës dhe kërkon të anulohet vendimi i komisionit disiplinor të Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer shkeljet disiplinore nga udhëzimi administrative, kundër të cilit kishte paraqitur ankesë, por e njëjta i ishte refuzuar.

Mbi këtë bazë, paditësi N.Xh kërkon kthimin në vendin e punës zyrtar policor dhe t’ia paguajë pagat mujore të parealizuara, duke llogaritur nga dita e ndërprerjes të marrëdhënies së punës deri te momenti i kthimit në marrëdhënie pune me kamatë 0.4%, prej ditës së paraqitjes së padisë deri te pagesa përfundimtare dhe t’i paguajë dhe shpenzimet e procedurës, njofton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori