LAJMI I FUNDIT:

Aksidentoi për vdekje çiftin polak, Gjykata e Shkodrës e lë në burg 27-vjeçarin

Aksidentoi për vdekje çiftin polak, Gjykata e Shkodrës e lë në burg 27-vjeçarin

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për drejtuesin e mjetit David Gjonaj që aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve polak.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radovani. Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 27- vjeçarit.

Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkohë që drejtuesi i mjetit në gjykatë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.