LAJMI I FUNDIT:

Byrnes: Dialogu strategjik me SHBA nuk ka për qëllim të zëvendësojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Byrnes: Dialogu strategjik me SHBA nuk ka për qëllim të zëvendësojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

“Dialogu i paralajmëruar strategjik me Shtetet e Bashkuara nuk ka për qëllim të zëvendësojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes, pasi dy ditë më parë ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani njoftoi se më 2 qershor të dy qeveritë në Uashington do të fillojnë një proces të dialogut strategjik, si njohje e arritjeve tona në përgjithësi, por edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

“Maqedonia e Veriut e ka bërë punën e saj sa i përket anëtarësimit në BE dhe mendoj se procesi duhet të vazhdojë sa më parë. Dua të theksoj se dialogu strategjik që kemi vendosur nuk është zëvendësim i anëtarësimit në BE, por ka të bëjë me përmirësimin e marrëdhënieve që kemi pasur deri më tani”, tha Byrnes.

Dialogu strategjik është planifikuar të fillojë në qershor në Uashington DC, me fokus shumë tema, duke përfshirë politikën e jashtme, ekonominë, investimet, mbrojtjen, energjinë dhe kulturën.


“Dialogu është një lloj vazhdimësie e partneritetit të ndërsjellë që autoritetet maqedonase dhe amerikane e nënshkruan 14 vjet më parë”, tha Byrnes.

“Ky është një dialog që do të zhvillohet. Ky do të jetë një bashkëpunim dypalësh, i cili do të përcaktojë fushat që do të diskutohen.Ne thamë se pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, marrëdhëniet tona do të ndryshojnë, sepse jemi bërë aleatë, ulemi në të njëjtën tryezë, kemi një zë të përbashkët dhe sigurisht që bashkëpunimi ynë ka evoluar në atë drejtim,” tha Byrnes.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punuar disa muaj, edhe para qeverisjes së re nën udhëheqjen e tij.

“Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik, së bashku me vendet e BE-së. Dialogu nuk do të jetë vetëm në fushën e politikës së jashtme. “Do të jetë edhe në sferën e shkëmbimit, ekonomisë, investimeve, furnizimit me energji elektrike dhe burimeve tjera të energjisë”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori