LAJMI I FUNDIT:

Ilir Shaqiri reagon pas deklaratës së Sabianit: E ka bërë për mua

Ilir Shaqiri reagon pas deklaratës së Sabianit: E ka bërë për mua
Foto: Screenshot/YouTube

Sabiani dhe Ilir Shaqiri kanë qenë dy nga ish-banorët më të afërt në Big Brother VIP.

Ata bënë komente e lavdërime të shumta për njëri-tjetrin, e madje Sabiani derisa ishte brenda ia dedikoi edhe një këngë.


Megjithatë, këngëtari i njohur mbrëmë (e premte) ka qenë pjesë e programit “Më lër të flas”, ku ka folur më shumë për eksperiencën në Big Brother e po ashtu edhe për njerëzit që e kanë zhgënjyer.

Në një moment, artisti tha se ka qenë i zhgënjyer nga të gjithë por që më së shumti nga ai kishte përfituar Shaqiri.

Flet për personat që e kanë zhgënjyer pas BB VIP përfshirë edhe Ilirin, Sabiani: Ai ka përfituar nga unë
Lexo po ashtu Flet për personat që e kanë zhgënjyer pas BB VIP përfshirë edhe Ilirin, Sabiani: Ai ka përfituar nga unë

Kjo deklaratë bëri që të ketë një reagim edhe nga ana e balerinit të njohur, i cili krahas një fotografie ka shkruar: “E ka bërë për mua” – shprehje kjo që u bë virale gjatë spektaklit.

Ilir Shaqiri (Foto: Instagram)

Iliri duhet theksuar se ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP, gjersa fitoi 100 mijë euro.

Në mesin e finalistëve ishte edhe prezantuesi Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori