LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Policisë së Kosovës, fiton turneun e futsalit ‘copa del mare’ të mbajtur në Itali

Ekipi i Policisë së Kosovës, fiton turneun e futsalit  ‘copa del mare’ të mbajtur në Itali

Në Itali është organizuar një turne në futsal ku kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete.

Ekipet e fustalit kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse. Në këtë turne ka marrë pjesë edhe një ekip i futsalit nga Policia e Kosovës.

Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, ku tetë nga to i ka fituar dhe vetëm të parin e ka humbur nga sllovakët.


Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate:

Dita 1:
Policia e Kosovës – Baraberi (Sllovaki) 2:4
Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1
Policia e Kosovës – Caracal PD (Romani) 7:1
Policia e Kosovës – Unidas (USA) 14:1
Dita 2:
Policia e Kosovës – Flemalle (Belgjikë) 9:1
Policia e Kosovës – Marseille (Francë ) 12:1


Dita 3:
Çerekfinale
Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1
Gjysmëfinale
Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 3:0
Finale
Policia e Kosovës – Bratislava (Sllovaki) 2:1

Pra, ekipi i futsalit i PK-së është shpallur fitues duke marrë edhe kupën e turneut. Ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori