LAJMI I FUNDIT:

Babë e bir sulmojnë një femër në Ferizaj

Babë e bir sulmojnë një femër në Ferizaj
Foto: Ilustrim

 Dy persona (babë e bir) janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në fshatin Komogllavë, në Ferizaj.


Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e birë) nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/