LAJMI I FUNDIT:

406 raste aktive me coronavirus në Kosovë

406 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 406.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/