Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si lehtësuese në zgjidhjen e kontestit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, shihet si mundësi e mirë për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian për Shkupin dhe Tiranën.
Muhamet Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut, thotë se përfshirja e Uashingtonit në këtë proces mund të rezultojë me heqjen e vetos bullgare, e cila tani gati dy vjet po e mban të bllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian.
Halili thotë se BE-ja është treguar e pafuqishme që ta detyrojë Sofjen të arrijë një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve, andaj përfshirjen e SHBA-së në këtë proces e konsideron si vendimtar në mbylljen e kontestit.
“Kyçja e një shteti me influencë të madhe ekonomike, politike dhe gjeopolitike në Ballkan, është një e arritur shumë e madhe, sepse deri tani rezultatet treguan se përpjekjet e BE-së që të vijë deri te një marrëveshje që Bullgaria të heqë veton, ishin të pasuksesshme. BE-ja pa të drejtë këtë çështje e fokuson në marrëdhëniet bilaterale dhe kjo nuk do të japë rezultatet e duhura meqë kemi të bëjmë me një shtet anëtar të BE-së që është ekonomikisht dhe politikisht më i fuqishëm se Maqedonia e Veriut”, vlerëson Halili.
Sipas tij, ky problem mund të kapërcehet vetëm me ndihmën e SHBA-së, e cila në bashkëpunim me shtetet me ndikim në BE – Francën dhe Gjermaninë – do të mund të arrijnë një zgjidhje të problemit, që, sipas Halilit, rrezikon shtyrjen në pakufi të kontestit me Maqedoninë e Veriut.
Interesimin e SHBA-së për zgjidhjen e shpejtë të kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Muhamet Halili e sheh si shqetësim të Uashingtonit për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, i cili mund të shfrytëzohet nga palët treta e në veçanti nga Rusia, për të zgjeruar konfliktin e agresionit në Ukrainë.
“Në vend ku ka çështje të pazgjidhura mund të shndërrohet në një rrezik potencial për tërë rajonin. Pra, SHBA-ja, por edhe BE-ja me masat e fundit të sanksioneve kundër Rusisë, mësuan mjaft se nuk duhet të lejojnë që praktika të tilla të përsëriten ndoshta edhe më keq në të ardhmen”, thotë Halili.
Se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë tani dhe SHBA-në, është e interesuar për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, e thotë edhe Vasko Naumovski, ish-zëvendëskryeministër për çështjeve evropiane.
“Presioni ndaj Bullgarisë nuk është më sekret, as në shoqërinë bullgare, as nga partnerët brenda BE-së apo SHBA-së. Ne vazhdimisht dëgjojmë për mesazhe të qarta që i dërgohen Sofjes si në planin dypalësh, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në komunikimin e fundit SHBA-BE, veçanërisht me Francën si vend kryesues me BE-në. E gjithë kjo është në përputhje me përpjekjet e SHBA-së për stabilizimin përfundimtar të Ballkanit dhe në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë, me të cilat përballet Evropa”, thotë Naumovski.
Ai vlerëson njoftimin se Uashingtoni është përfshirë si lehtësues në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Sipas tij, vetëm me një dinamikë më të shpejtuar të zgjidhjes së kontestit mund të neutralizohen forcat që punojnë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Në Bullgari ka qendra të caktuara dhe struktura politike, të cilat nuk e shohin me simpati zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke e ditur se kjo do të kontribuojë në forcimin e pozitës së BE-së në Ballkan dhe në partneritetin transatlantik. Pra, ne do të jemi dëshmitarë të përpjekjeve të mëtutjeshme për të vonuar zgjidhjen e kësaj çështjeje, që në thelb do të nënkuptojë shtyrjen e procesit të zgjerimit dhe forcimin e ndikimit të Evropës në Ballkan”, thekson Naumovski.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve në Maqedoninë e Veriut, MIA, tha se SHBA-ja po zhvillon bisedime me Shkupin dhe Sofjen për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, por ai nuk dha detaje nëse palët janë afër arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme.
“Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse të fuqishme të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Uashingtoni beson se tani është koha që gjërat të ecin përpara dhe të dyja vendet të fillojnë procesin e anëtarësimit në bllokun evropian”, deklaroi Price.
Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa së fundi kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet