LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Shkup, lëndohet një person

Aksident në Shkup, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

MBP njofton se një motoçikletë ka dalë nga rruga në Shkup, me çka është lënduar një person.

“Mëngjesin e sotëm rreth orës 1:50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “KAÇKM” një motoçikletë “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.T. (33) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.


Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar B.T. të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Në vendin e ngjarjes ka bërë ekspertizë ekipet nga SPB Shkup.