LAJMI I FUNDIT:

Ishulli misterioz që shfaqet dhe zhduket në Google Maps – ai po i huton edhe shkencëtarët

Ishulli misterioz që shfaqet dhe zhduket në Google Maps – ai po i huton edhe shkencëtarët

Misteri rrethon “ishullin fantazmë” në Paqësorin Jugor, i cili shfaqet në harta të shumta, duke filluar nga Google Maps, por kur shkencëtarët shkuan të hetonin se çfarë kishte atje, ata u hutuan sepse nuk gjetën asgjë.

Brezi i çuditshëm, i njohur si Ishulli Sandy, ka qenë një enigmë për shumë vite pasi është përfshirë në shumë harta, përfshirë Google, për të paktën një dekadë, raporton themirror.


I pozicionuar midis Australisë dhe Kaledonisë së Re, një pikë e errët u shfaq në Google Earth, një pamje ndryshe nga ishujt e afërt, e cila do të tregonte detaje rreth kontinentit – kështu enigma vazhdoi.

Pavarësisht se toka u regjistrua në harta, shkencëtarët u drejtuan në atë zonë, duke mos gjetur gjë tjetër veç valëve të detit – që ishte larg pritshmërive.

Më 26 nëntor të vitit 2012, Google hoqi të ashtuquajturin Sandy Island nga shërbimi i saj, Google Maps, por njerëzit kujtojnë se kishin vënë re diçka nga një pamje satelitore.

Përdoruesit e Google Earth u habitën me kalimin e viteve kur panë “ishullin fantazmë”, i cili daton nga koha kur eksploruesi britanik, kapiteni James Cook vendosi në hartë, “Sandy I”.

Përsëri, ai u vu re më shumë se 100 vjet më vonë, në vitin 1895, kur ishulli besohej të ishte 230 km i gjatë dhe 50 km i gjerë.

Misteri u zbulua në fakt më 22 nëntor të vitit 2012 – vetëm katër ditë para se të hiqej nga Google Maps – kur shkencëtarët australianë në R/V Southern Surveyor “zbuluan” misterin, duke mos gjetur asgjë tjetër përveç detit, raporton dailyexpress.

Shkencëtarët u drejtuan në zonë dhe vunë re se thellësitë e oqeanit janë më shumë se 1300 metra, gjë që sugjeron se nuk ka asnjë mundësi që diçka të fshihet nën ujë që do të ishte e dukshme më shpejt.

Maria Seton, nga Universiteti i Sydneyt, i tha AFP-së, “ne dëshironim ta kontrollonim këtë sepse grafikët e lundrimit në bord treguan një thellësi uji prej 1400 metrash në zonë – shumë e thellë. Është në Google Earth dhe harta të tjera, kështu që shkuam për të kontrolluar dhe nuk kishte asnjë ishull. Ne jemi vërtet të hutuar, është shumë e çuditshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori