LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit se ushtroi dhunë ndaj gruas

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit se ushtroi dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit B.B për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kjo masë, u caktua pas seancës dëgjimore të mbajtur të enjten, nga gjykatësi Avdirrahman Gashi.

Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në aktvendimin e gjykatësit Gashi thuhet se të dyshuarit B.B, masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së ndalimit, më 4 maj 2022.


Sipas kërkesës për caktim të paraburgimit, më 4 maj 2022, thuhet se rreth orës 05:00, të mëngjesit, në banesën e tyre, por edhe më parë, i pandehuri A.A, me dashje dhe me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, ka ushtruar dhunë në familje, ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.B.

Sipas kërkesës së lartcekur, meqë i pandehuri kishte dalë nga banesa më 3 maj 2022, duke i thënë të dëmtuarës se shkon për të punuar, kur është kthyer të nesërmen në mëngjesi, e dëmtuara pasi ka parë të mbetura të grimit në bluzë dhe në kapelën e të pandehurit, e ka pyetur se me cilat femra kishte qenë.

Me ç’rast, thuhet se i pandehuri është revoltuar fillimisht e ka ofenduar të dëmtuarën dhe familjen e saj, e pastaj e ka goditur të njëjtën me të dy duart në kokë dhe në pjesë tjera të trupit.

Sipas kërkesë për caktimin e  paraburgimit, e dëmtuara ka dashur ta lajmërojë policinë, por i pandehuri ia ka marrë telefonin nga duart dhe ia ka mbyllur derën e dhomës, ku e dëmtuara ka kërkuar që të dalë.

Pastaj, thuhet se i pandehuri e ka kapur për flokë dhe e ka hedhur në shtrat dhe e ka mbuluar me jorgan, pasi që e njëjta ka bërë zhurmë, më pas e ka lëshuar të dëmtuarën, e cila ka dalë nga banesa dhe e ka lajmëruar policinë, e që duke e pritur policinë para hyrjes së banesës, i pandehuri nga ballkoni thuhet se ia ka hedhur taketuken duke e goditur të dëmtuarën në dorën e majtë.

Sipas kësaj kërkese, e dëmtuara ka prezantuar edhe disa foto të dhunës, ku i pandehuri ia ka shkaktuar në nëntor të vitit 2021.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, paragrafi 1, nënparagrafi.3.1 dhe 3.2 të Kodit Penal, njofton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori