LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon që të themelohet Komisioni hetimor për energjinë

LDK kërkon që të themelohet Komisioni hetimor për energjinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër deri në themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit me krizën energjetike dhe shtrenjtimin e energjisë në Kosovë.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që seanca e Kuvendit të vazhdojë me pikën e themelimit të komisionit.

“Ne mendojmë që Kuvendi duhet patjetër të themelojë komisionin hetimor parlamentar të kërkuar nga 40 deputetë nënshkrues dhe nuk ka kurrfarë logjike institucionale, politike dhe as pragmatike që Kuvendi të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia.


Ne mendojmë që Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër para se të themelohet Komisioni hetimor parlamentar. Kërkojmë që të vazhdojë seanca ku kemi mbetur me themelimin e komisionit hetimor parlamentar dhe pastaj në hyjmë në një fazë tjetër të mirëbesimit reciprok dhe tendës së kthimit të normalitetit dhe vendimmarrjes në Kuvend”, ka thënë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori