LAJMI I FUNDIT:

Darkë pune me Lajçakun dhe Vuçiqin, Kurti: E pranueshme vetëm një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, në qendër njohja reciproke

Darkë pune me Lajçakun dhe Vuçiqin, Kurti: E pranueshme vetëm një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, në qendër njohja reciproke

Gjatë vizitës në Berlin, pas takimit me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën e organizuar nga Kancelaria gjermane, në Pallatin Borsig.

Kështu njoftoi sot Zyra për media e Kryeministrisë, ndërsa thekson se takimit i janë bashkëngjitur edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq.

Në njoftim thuhet se me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, darka filloi midis liderëve, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atyre ju bashkëngjitën edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq.


“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.

Ndërsa, pas përfundimit të takimit, kryeministri Kurti deklaroi se qëndrimet e presidentit të fqinjit verior të Republikës së Kosovës janë të vjetra dhe se nuk ka distancim nga Millosheviqi dhe nga Putini”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori